ARSYE TË LARTA TË SHTETIT.
24, Tirana, Albania



Biri i një mbreti u dashurua,
si ndodh edhe në përralla,
me bijën e bukëpjekësit
që ishte shumë e varfër,
por edhe shumë e bukur.

Dhe u martua me të.
Për disa vite dy bashkëshortët jetuan
në lumturi dhe me një harmoni të plotë.
Por, pas vdekjes të atit, biri tij e mori fronin.

Ministrat dhe këshillëtarët e tij
sa më shpejt kërkuan që të kuptonte
që për shpëtimin e mbretërisë,
ai duhej ta lëshonte gruan e vet,
bijën e bukëpjekësit,
për tu martuar pastaj me bijën e një mbreti të fuqishëm të shtetit fqinj,
që të kishte me siguri në këtë mënyrë paqe dhe përparësi.

“Lëshoje atë, o mbret;
në fund të fundit ajo është vetëm bija e një bukëpjekësi!”
“Siguria e fronit dhe të nënshtetësesve tu
vjen më parë se gjithçka tjetër”.

Ministrat këmbëngulën aq shumë
sa në fund mbreti i ri e lëshoi gruan e vet.

“Duhet të lëshoj ty – i tha gruas –
nesër do të kthehesh tek ati yt.
Mund të marresh me vete atë që e do më shumë”.

Atë mbrëmje ngrënën së bashku për herën e fundit.
Gruaja, që dukej e qetë,
vazhdonte të derdhë verën në gotën e mbretit.

Kur darka mbaroi, mbretin e pushtoi gjumi më i rëndë.
Gruaja e mbuloi me një batanije
dhe e ngarkoi mbi supat e veta.

Të nesërmën mbreti u zgjua nga gjumi
në shtëpinë e bukëpjekësit.

“Po, si është e mundur?” tha ai.
Dhe gruaja, duke buzëqeshur, i përgjigj:
“Më ke thënë që unë mundesha të merrja më vete
atë që e doja më shumë.
E mirë, ajo që unë dua më shumë në këtë botë, je ti”.

Po ti, çfarë do të kishe marrë me vetë?

Liczba odwiedzin: 15
 
Komentarze

Na razie nie ma żadnych komentarzy.
Dodaj komentarz aby rozpocząć dyskusję!

Blog
Blogi są aktualizowane co 5 minut