Kushtojini disa minuta!
31, Vlorë, Albania

"Pasi terhoqa disa dokumenta ne zyren e finances, ne korridor rastisem serish. Preferova ta shmang, por ai vazhdoi te ecte qetesisht pas meje, ashtu pa folur. Arrij ne dalje te nderteses dhe ndalova... U ktheva nga ai dhe ne moment i ndaloi hapat. U perpoqa ti buzeqesh.
-E mbarove punen? - me pyet duke me buzeqeshur.
-Jo, por do shkoj ne Banke per te firmosur ca procedura.
Nderkoha i buzeqesha, dhe vazhdova te ecja. Ai nuk levizi.
-A mund te te ftoj per nje kafe? - e degjoj nga pas.
Per sa kohe valle e kisha pritur dikur nje ftese nga ai? Nje shenje per te me treguar se une ekzistoja? Nje, vec nje mesazh, te kuptoja te pakten se i kishte lexuar mesazhet e mia...
Ashtu ngadale kthehem nga ai me keto mendime ne koke. Ngrita supet. Dalloja shikimin e tij lutes.
-Me nje kusht...
-Vetem me thuaj.
-Do ikim me makinen time, - dhe i tregova celesat e makines qe mbaja ne duar.
Qeshi... sepse e kuptoi mesazhin qe doja ti percillja...
-Sepse me pare duhet te shkojme pak nga Banka dhe pastaj ulemi diku per kafe,- vazhdova une. Vazhdova te ec, nderkohe Eri me ndiqte pas ne heshtje.
Kishte ndryshuar! Papritur u bera sh kurioze te dija se si i kishte ecur jeta keto kohe, por njekohesisht u ndjeva ne faj...
Hipem ne makine, " ne makinen time", keshtu doja ta shihte ai. Ndeza kasetafonin dhe vura nje kenge te qete me pak volum. Arrija te perceptoja shikimet e tij me cep te syrit. Dukej i habitur! Ndoshta priste te shihte ende ate studenten e juridikut, qe pasi e dashuroi si e marr, doli nga vetja, u tjetersua pa vetedije ne nje "po" per gjithcka ai thonte. Ndoshta permes ketyre shikimeve perpiqej te vidhte "pak" nga ajo "shume" dashuri qe ajo i fali ne cdo frymemarrje te saj, te zhvaste nje veshtrim nga ajo ngrohtesia qe nuk u lodh kurre ti falte! E kerkonte mes hapesires qe po ndanin brenda nje makine, por... spo ia gjente dot gjurmet...
-Me cfare je marre keto kohe? - vendosa te thyej heshtjen, dhe nderkohe u mundova mos ta shihja ne sy.
-Vazhdoj ende tek zyra ku kam punuar atehere kur ishim te lidhur bashke.
I hodha nje veshtrim pak te habitur.
-Me kujtohet qe ke thene se do hapje zyren tende.
-Nuk e kam marr dot akoma licensen, - foli me ze te qete.
Kishte ndryshuar! E mbaja mend gjithmone si djale shakaxhi, te rrembyeshem here pas here... energjik.
Nuk po flisnim dhe nderkohe une vazhdoja ti jepja makines.
-Duket qe fiton mire ketu, apo eshte makina e kompanise? - tha duke buzeqeshur dhe vazhdoi,- A te kujtohet sa fiksim e kam pasur dikur te ta mesoja makinen dhe te merrje makinen time?
E veshtrova. Ndjeva mall ne zerin e tij.
-Epo ja ku te iku edhe ky fixim,- ia ktheva si me shaka.
Heshtem serish.
-Si te ka ecur jeta gjate kesaj kohe? - guxova ta pyes pasi ne fakt nuk po duroja dot nga kurioziteti.
U kthye nga une dhe mu pergjigj:
-Kam qene i fejuar para dy vjetesh, por kam gati nje vit qe jam ndare.
E cuditur kthehem nga ai. Nuk e kisha marr vesh ndonjehere per fejesen e tij.
-Por pse jeni ndare?
-Nuk po gjenim me komunikim,- uli syte dhe une qe e shihja nderkohe qe mundohesha te ruaja perqendrimin me makinen.
-Me vjen keq! Po tani?
-Tani, beqare,- dhe zeri i mori nje hov.
Vazhduam te ecim ne makine ne heshtje. Banka ishte larg.
Papritur vura re qe po me shihte ngultas nga duart, nderkohe qe i jepja makines... me shihte duart ne timon dhe dicka sikur i terhiqte vemendjen i habitur.
-Po, eshte nje unaze martese ,- i parapriva medyshjes se tij.
Shtangu! Kishim ndaluar ne nje kryqezim dhe kjo me jepte mundesin te shihja me gjate nga ai. Po me shijonte ai moment, teksa e shihja drejt e ne sy...
-Nuk po thua asgje?
-A je e lumtur?- zerin ia ndjeva disi te shuar.
-Shume!- dhe ne moment u hap semafori jeshil.
Vazhdova rrugen pa i folur... E shihja aspak te qete. Nuk e priste. Prisja te thonte dicka, cfaredo qe te ishte... Thjesht doja te merrja mbrapsht dicka nga nje borxh i vjeter.
Ishte zilja e tel tim ajo qe theu heshtjen.
-Me thuaj?- u pergjigja ne tel.
Eri me shihte teksa buzeqeshja ne telefonate, nuk po e kuptoja dot nese ishte thjesht kuriozitet apo xhelozi... Gjithsesi pak rendesi kishte per mua...
-Une po shkoj te mbyll faturat ne banke sic te kisha thene...
Kurioziteti i tij dyfizhohej, e dalloja qarte. Ne nje cast kthehem nga ai nderkohe qe vazhdoja biseden me bashkeshortin tim.
-Te lutem ne oren 2 a mund te shkosh te marresh pak djalin tek mami, se une do vonohem pak.
Permes syve arrija ti depertoja ne shpirt... Doja te lendohej te pakten gjysmen e asaj qe isha lenduar une dikur. Nuk me vinte aspak keq, perkundrazi, me behej qejfi qe i plasa me ne fund edhe une nje bombe ne duar... Ajo qe nuk dija deri ne ato momente, ishte mllefi, zemerimi i akumuluar gjate ketyre viteve...
-Dakort zemer, ma puth djalin. Te puth edhe ty.- dhe e mbylla.
U ktheva para duke e lene ne mendimet e tij.
E pse duhej ti bente pershtypje qe une isha martuar? Normalisht qe do vazhdoja jeten time, edhe pse nuk e pata aspak te lehte tia filloja edhe njehere nga e para. E prita te kthehej, por jo kaq vone... Hodha syte para pikerisht atehere kur u binda se nuk do me kerkonte me! Madje edhe ate dite nuk me kerkoi, thjesht rastesi e fatit. Apo cfare priste ai, te vonohej edhe nja dhjete vjete te tjere dhe une qe do vazhdoja ta prisja... Ai zgjodhi te largohej... Jo gjithcka mund ta gjesh aty ku e le, sepse vjen nje moment ku dashuria thjesht ngelet nje kujtim i bukur, nje kornize ne nje dhome te vjeter, ne muret e asaj dhome qe njohu cdo milimeter sekondi... Dashurine duhet ta ushqesh o njeri, me prezence, me ndjenje, ngrohtesi... Sepse nuk ka dashuri te pavdekshme! Edhe dashuria me gjigande shuhet nese nuk i jepesh... -Sa vjec e ke djalin?- e degjoj papritur.
-Tete muajsh.
-Te te rroj.
E moren mendimet... Sa kurioze u bera te dija se cpo mendonte. Mbase imagjinonte sikur te ishte femije e ne te dyve, sic sa e sa here imagjinoja une dikur...
Hapa kroskotin e makines, nxorra prej aty nje foto te djalit dhe ia zgjata. Po e shihte me kureshtje.
-Eshte vete jeta ime!- i them duke buzeqeshur.
-Eshte bukur te kesh femijen tend, e?- e me pyet ne nje menyre te pafajshme.
-Nuk ta pershkruaj dot!
Djali im! Gjitha bota per mua! Madje edhe bota eshte pak... Me kujtohet kur e pash per here te pare ne inkubator...! Jam trembur shume atehere kur e linda djalin shtatanik dhe mjeket kishin frike. Mu desh te prisja dy muaj per ta mbajtur ne krahe.
Ai e la foton ngadale duke hedhur shikimin pertej dritares qe kishte ne krahe duke psheretire. I hodha nje veshtrim te shpejte.
-Disa here e kam pyetur veten se si do kishte qene nese di kishim vazhduar bashke.- rrefehet papritur duke me pare ngultas.
-Kurse une i kam harruar domethenien. Kur e pyete veten, sot kur me pe ne zyre?- ia kthej me ironi.
Thjesht me veshtroi sikur nuk po me njihte. Hapa dritaren nga ana ime se me dukej sikur po mbytesha.
-Po bashkeshorti yt me cfare merret?- nderroi teme.
-Eshte aksonier i firmes ku punoj une. Aty e kam njohur,- i pergjigjem me krenari.
Bashkeshorti im! Eshte njeri i mrekullueshem. Vetem te lumtur me ka bere qe nga dita e pare kur e kam njohur. E ndjeja veten me fat qe Zoti e solli ne rrugen time. Edhe prej faktit qe kemi njembedhjete vjet diference ne moshe, arrijme te kuptohemi shume mire, e ndjej veten te plotesuar me dike si ai ne krah. Mesoi si te fitonte nje respektin tim. Nuk me ka kursyer kurre mbeshtetjen, perkrahjen, dashurine... Shpesh here ndihesha disi ne faj qe une nuk mund ti jepja aq shume sa me falte ai... por ai me dha kohe... mesoi si te me fitonte ngadale!
-E dashuron?
U ktheva nga ai. Sa e cuditshme ta degjoja kete pyetje prej tij. Cfare paradoksi rezervon jeta. E ku e kisha menduar se ndoshta do vinte nje dite ku do konsumoja nje bisede te till me Erin...
-Normalisht qe e dua. Edhe bashkeshorti dhe babai i femijes tim.- u ndjeva mire. -Kam nje familje te mrekullueshme qe per asnje dhe asgje ne bote nuk do e braktisja. Eshte familja qe perhere kam enderruar te kem.
Ai vazhdonte te me shihte ngultas.
-A e di burri qe ti je me mua ne makine.
Cfare pyetje? Me erdhi shume keq qe e degjova te shprehej ashtu. Akoma nuk me kishte njohur!
-Ai ka besim tek une. Nuk e kam zhgenjyer kurre!
Ngadalsoj makinen dhe mundohem te hap krahun. E kuptoi. Ndalova. U ktheva nga ai. I cuditur me pyet:
-Po kafja?
-Po ti a ma dhe ndonjehere mundesin per kafe? Sa shume te jam lutur dikur per nje kafe te fundit!
Qeshi disi me ironi nderkohe qe une isha pak e acaruar.
-Po merr hak?
-Thjesht nuk kam cfare bisedoj me me ty!- e shihja drejt e ne sy.
Ai tundi koken duke qeshur.
-Zbrit te lutem.
Hapi deren. U kthye prape nga une.
-Dil!
Zbriti.
-Ndoshta shihemi prape neser kur te vij te marr makinen.
Nuk i fola. Prita sa mbylli deren, i dhashe gaze makines dhe vazhdova rrugen duke menduar pushimet jashte me familjen te nesermen e asaj dite." (Marre diku)

Liczba odwiedzin: 154
 
Komentarze
eldaelda 19.10.2014

sa e buukur. qenka

Jurgina Jurgina 19.10.2014

Faleminderit :-)

Blog
Blogi są aktualizowane co 5 minut