Ata nuk dine c'thone...!
31, Vlorë, Albania

Ata flasin. Ata nuk dine c'thone! Me quajne njeri te ftohte sepse nuk e them kurre sa shume i dua. Pastaj me quajne teper te dashur kur i perqafoj dhe le nje copez te shpirtit tim tek ta. Me kane quajtur idiote skizofrene kur u kam treguar se arsyeja pse i kam syte e fryre, ka qene nje liber qe lexova deri ne 3:57 te mengjesit. Pastaj kane thene qe jam e zgjuar kur kane pare notat ne deftese. Ata thone qe jam e cmendur kur une mbrohem nga shiu me nje buzeqeshje, dhe jo me cader. Thone qe jam e cuditshme kur marrin vesh se ne vend te xhirove, preferoj te mbyllem ne dhome e te lexoj. Kane thene edhe "Obobo filloi kjo" kur une citoja shprehje te librave te mij te preferuar. Me kane quajtur te vetmuar, mbase per kete kane pasur te drejte. Me kane quajtur edhe anormale. Te lojtur nga trute. Me kane krahasuar me engjejt kur i kam ndihmuar. E me kane quajtur "shoqe e keqe" kur nuk kisha mundesi te beja gje per ta. S'me kane vleresuar kurre. Ata dine vetem te flasin. Te gjykojne. Dine te me bejne te ndihem keq. Te mos dua veten. Te ndihem vetem. Dine te me torturojne. Ata e dine se une i dua. Une e di se ata s'me duan. Ata vetem flasin. Pa marre mundimin te me kuptojne. Ata c'nuk thone. Ata nuk din se c'thone...

Liczba odwiedzin: 132
 
Komentarze
blear 01.10.2014

:-) bukur shum *OK*

Jurgina Jurgina 01.10.2014

Faleminderit mik :)

Blog
Blogi są aktualizowane co 5 minut