DASHURIA DHE MARREZIA...
63, Patos, Albania

Marrezia vendosi ti therriste te gjithe miqte per nje kafe...

Pasi pine kafen, Marrezia propozoi:
- A luajme kukafshehti?
-Kukafshehti?... E cfare eshte?- e pyeti Kurioziteti.
- Kukafshehti eshte nje loje. Une,numeroj deri ne 100 dhe ju fshiheni. Kur te mbaroj numerimin, do ju kerkoj dhe i pari qe do te gjej do te jete ai i rradhes per te numeruar...
Te gjithe pranuan pervec Frikes dhe Dembelizmit.
- 1,2,3.., dhe Marrezia filloi te numeronte.
-Nxitimi, u fsheh i pari , ku mundi ... Turpi, si gjithmone tere turp, u fsheh mes pemeve....
-Gezimi, vrapoi ne mes te kopshtit.
-Trishtimi, filloi te qante sepse nuk po gjente nje vend te pershtatshem per tu fshehur.
-Zilia iu bashkua Triumfit dhe u fsheh prane tij pas nje shkembi.
-Marrezia vazhdonte te numeronte ndersa miqte e saj po fshiheshin.
-Deshperimi ishte e deshperuar duke pare se Marrezia ishte tashme tek 99 -100, - bertiti Marrezia-dhe filloi te kerkonte.
I pari qe u zbulua ishte Kurioziteti,pasi nuk mund ta frenonte veten nga ankthi se kush do zbulohej i pari.
-Marrezia shikoi Dyshimin siper nje gardh i cili nuk po dinte se nga cila ane e gardhit te shkonte.
Dhe keshtu me rradhe zbuloi
Gezimin, Trishtimin, Turpin.
Kur te gjithe ishin mbledhur, Kurioziteti pyeti:
- Ku eshte Dashuria???!!!...
Askush nuk e kishte pare.
Marrezia vazhdoi ta kerkonte;u ngjit dhe maje malit,prane lumenjve, pas shkembinjve.por nuk e gjeti Dashurine.

Duke e kerkuar gjithandej Marrezia pa nje grumbull shkurresh,
mori nje shkop dhe filloi te hapte deget e shkurreve.
Ne nje moment u degjua nje e bertitur.
Ishte Dashuria qe bertiste,pasi shkopi i kishte hyre ne sy. Marrezia nuk dinte cfare te bente.
Kerkoi falje, iu lut Dashurise qe ta falte , madje i premtoi dhe se do ta shoqeronte gjithmone.
Ne fund Dashuria e fali.
Që atehere dhe deri sot, Dashuria eshte e verber dhe Marrezia e shoqeron ngado....

Liczba odwiedzin: 469
 
Komentarze
bea 02.04.2016

me te vertet i bukur

Blog
Blogi są aktualizowane co 5 minut