Shqiptari i zgjuar & Greket
63, Patos, Albania

Nje shqiptar po kalonte kufirin ne Kakavije nga Greqia ne Shqiperi me motorr dhe ne sedilen e motorrit kishte ngarkuar nje thes me rere. I habitur polici i grek i doganes e pyet:

- Po pse ke ngarkuar rere ne motor, nuk ka rere ne Shqiperi?

- Ka,- i pergjigjet shqiptari, po me pelqen kjo rera juaj.

- Mire,- i thote polici,- ik.

Iken ky dhe pas pak kohe kthehet prape me thes me rere te ngarkuar ne motor.

- Prape ti?- i thote polici grek.

- Epo te thashe,- i thote shqiptari,- me pelqen kjo rera juaj.

Duke dyshuar per dicka te keqe ai ia kontrrollon thesin mbare e prape. E fut ne aparature per ta pare me mire po prape asgje. Kjo gje perseritet disa here dhe kete ceshtje e merr vesh shefi i madh i doganes greke i cili vendosi te merret vete me kete ceshtje. Zbret poshte dhe pasi i ben thesit me rere nje kontrroll te hollesishem e pyet shqiptarin:

- Do me tregosh se si eshte ceshtja e thesit me rere?

Mire,- i thote shqiptari,- heres tjeter.

Vjen shqiptari perseri i ngarkuar me thesin me rere ne motor. Sapo e shohin policat i leshohen dhe i bejne kontrroll te imet thesit me rere. Pasi nuk gjejne gje shefi e pyet shqiptarin se si qendron puna me thesin me rere.

Ai i pergjigjet: - Po kaq budallenj jeni ju policat? Kaq here qe kam kaluar vetem tek thesi me rere e kishit mendjen? Nuk ju shkoi ndonjehere mendja nese kisha ose jo letra per motorrin?

Ky shqiptari vidhte motorra ne Greqi dhe sa here qe i kalonte ne Shqiperi ngarkonte nje thes me rere dhe policave nuk iu shkonte mendja per motorrin por e kishin mendjen tek thesi dhe ai i kalonte motorrat pa problem te cilet me pas i shiste ne Shqiperi.

Liczba odwiedzin: 32
 
Komentarze
bem 28.04.2015

Lexojeni miqe se ka per tu pelqyer.

bea 29.04.2015

Te dish te vjedhesh dhe te dish te meshehes,ky ka qen shqiptar nga laberia.ahahaha

Blog
Blogi są aktualizowane co 5 minut