Burr & Grua
63, Patos, Albania

Një natë, para se të flija, u ktheva kah gruaja ime e shikoja duke fjetur dhe thash në vete:

- Si munden disa burra t’i godasin gratë e tyre me mizori kurse ato i lanë familjet e tyre për burrin e tyre?

- Si munden disa burra të dalin me shoqërinë e tyre nëpër restorante dhe të hanë e të pinë e të mos ju interesoj gjendja e familjes në shtëpitë e tyre?

- Si munden disa burra ta kalojnë kohen jashtë shtëpisë më shumë se sa brenda shtëpisë?

- Si munden disa burra t’i bëjnë shtëpitë burg për gratë e tyre dhe mos të dalin kurrë me to për shëtitje e dëfrim?

- Si munden disa burra t’ju ngushtojnë zemrat e grave të tyre dhe t’ju mbushin sytë me lotë?

- Si munden disa burra të udhëtojnë dhe t’i lënë gratë dhe fëmijët e tyre mbrapa e mos të interesohen më për ta?

- Si munden disa burra të ecin me gra të huaja duke i pas grat e tyre të pastra në shtëpitë e tyre të cilat i presin me padurim t’ju kthehet burri i tyre?

- Si munden disa burra të largohen nga përgjegjësia?

- Si munden disa burra t’i shikojnë gratë e tyre duke punuar dhe duke i furnizuar ata, dhe ata në shtëpi të han dhe të pinë pa gajle?

- Këta njerëz nuk kanë ndjenja e as ndërgjegjeje dhe nuk e meritojnë të quhen burra ose baba sepse ky epitet është i çmuar, kurse ata e fëlliqin me veprat e tyre.

Liczba odwiedzin: 16
 
Komentarze
bea 08.04.2015

E bukur.

bem 08.04.2015

Burr & Grua mish e thua.

joanam 09.04.2015

Asnje femije nuk do te deshironte nje baba te tille . *YES*

Blog
Blogi są aktualizowane co 5 minut