Mesuesja dhe hajduti
63, Patos, Albania

Kjo është një ngjarje e pakëndshme që i ndodhi një mësueseje. Një djalë i ri, i vodhi asaj çantën teksa po dilte nga shkolla. Për mësuesen, nuk ishte shumë problematik fakti që në çantë kishte rrogën të cilën sapo e kishte marrë atë ditë, por fakti që në çashte mbante shumë dokumente të rëndësishme personale, karta e identitetit, karta e bankës, telefoni etj…
Ndërkohë që të gjithë e nxitën që të raportojë në polici menjëherë pas aktit të vjedhjes, ajo preferoi diçka krejt tjetër; vendosi ti telefonojë vetë hajdutit, nëpërmjet telefonit të saj që gjendej në çantën e vjedhur. Por hajduti i’a mbylli menjëherë telefonin. Mandej, mësuesja i dërgoi një mesazh në të cilin i shkruante:”Unë jam shumë e sigurtë se ti je një djalë i fisëm dhe po të mos ishin kushtet ekonomike në të cilat gjendesh, nuk do e kishe bërë atë që bëre. Bazuar në këtë, mund ta mbash çantën me shumë e parave, por thjesht më kthe gjërat e tjera që nuk të lipsen.”
Kur nuk mori një përgjigje, i dërgoi një mesazh tjetër:”Akoma vazhdoj të besoj se je njeri i ndershëm dhe pikërisht për këtë, as nuk e kam njoftuar policinë dhe as që kam ndërmend ta njoftoj. Prandaj të lutem më kthe dokumentet që gjenden brenda çantës.”
Meqë nuk mori as një përgjigje, i dërgoi një mesazh të tretë:”Që të ta vërtetoj se nuk kam ndërmend të raportoj në polici, s’ke përse të vish vetë dhe të mi sjellësh dokumentet. Mund të mi dërgosh nëpërmjet postës. Adresën time e gjen të shkruar brenda çantës.”
Pas 19 mesazhesh të këtij lloji, mësuesja dëgjoi zilen e derës në një orë të vonë të natës. Ajo doli dhe tek dera, gjeti çantën e saj me të gjitha sendet, të shoqëruar me një trëndafil të kuq dhe një pako çokollatë!!!
Harroji të gjitha metodat e dhunshmem dhe të ashpra. Në fund të fundit, ne jemi emocionalë.
Injoroji të gjitha postet administrative, në fund të fundit, të gjithë jemi njerëz.
Provo tu flasësh emocioneve të njeriut.

Liczba odwiedzin: 29
 
Komentarze
bem 10.06.2015

Ja qe paska edhe hajdut te mire,qe preken ga halli i tjeterit.

bea 10.06.2015

Hahahaha,u prek edhe hajduti.

Blog
Blogi są aktualizowane co 5 minut