Sa dritheruese ...
63, Patos, Albania

Ne rrethinat e qytetit tim eshte nje fshat i quajtur Guri i Zi... Eshte vendi me i perfolur per ushtrimin e magjise se zeze... Historia fillon me nenen e 3vajzave qe priste ti vinte ne jete femija i katert...ne muajin e fundit te shtatzanise gjumi i nenes fillon e trazohet nga e njejta enderr cdo nate...e njejta enderr...ne te njejten ore ne 3te nates... Nje fytyre i shfaqej gjithmone ne dritare. Ishte fytyra e nje kusherire te larget,plake e cila nuk kishte pas kurre femije...dritarja e dhomes se gjumit ishte nga ana e oborrit i cili ishte i mbushur me peme qe naten merrnin forma shume te cuditshme...dhe benin hije te frikshme nga hena. Rreth ores 3,gruaja shtatzane ndjente nje ere te ftohte qe shpupuriste gjethet e pemeve dhe te fuste te dridhura ne trup...ajo ere gjente gjithmone shteg permes dritares e pershonte barkun dhe gjirin e gruas...menjehere ne cep te dritares dilte fytyra e asaj plake te shperfytyruar,me nje cmire dhe lige ne zerin e saj dhe i perseriste te njejtat fjale...-djalin do te ta marr une...djalin do te ta marr une... Gruaja zgjohej e mbuluar ne djerse dhe fillonte ti therte barku... Kishte frike tja tregonte kujt kte enderr dhe e mbante per vete me idene qe eshte enderr dhe do kaloje...vjen momenti qe gruaja lind,shtohet me djale. Gjithe familjaret gezohen se ishte cun pas 3gocash. Festojne te gjithe...nder shume kusherinj gruaja dallon fytyren e plakes se endrres...tmerrohet dhe pa u menduar vrapon drejt saj...sa i afrohet gruaja,plaka i thote-do kthehem pas nje viti te marr djalin...dhe venitet si hije... Njerezit e gruas habiten pse ajo u drejtua me aq vrull drejt cepit te shtepise dhe shkojne e i flasin. Gruaja thonte vetem-djali eshte i imi,djali eshte i imi... Njerezit e saj e marrin me te qeshur e i thone qe mos u bej merak se nuk ta luan kush djalin... Gruaja ate nate kishte frike te flinte se mos i shfaqej perseri plaka...por ajo nate dhe netet qe pasuan,qene te qeta...gruaja e rriti djalin me aq dashuri,e gjithe familja ishte e qete dhe e lumtur derisa vjen ditelindja,1vjetori i cunit... Gruaja i kishte harruar krejt shqetesimet qe kishte pas dikur,por e lumtur per festen qe kishte,pergatit me gjithe familjen,dicka tvogel per vogelushin.blen dhurata,makina,aeroplane e plot lojra femijesh. Gezojne e kenaqen familjaret,hane edhe darken e bine per te fjetur. Gruaja rehaton femijet,gocat ne dhomen e tyre,cunin ne dhomen ku flinte dhe ajo vete... I merr gjumi te gjithe...edhe gruan...vetem nje parandjenje nuk e linte te qete... Sa kishte filluar ta merrte gjumi...kishte shkuar ora 3...fillon nji ere e tmerrshme...nje zhurme shurdhuese...fillojne te dridhen xhamat e dritareve... Nje ndjenje therese pershkon trupin e gruas...kishte filluar edhe shiu te binte dhe xhamat benin zhurme edhe me shume... I del gjumi gruas dhe cohet e trembur...ne ate moment shperthen edhe nje vetetime e fuqishme dhe ne gjithe ate drite qe u krijua...tek cepi i dritares shfaqet ajo plaka me po te njejten fytyre te tmershme dhe i thote...-U BE I IMI... U BE I IMI... Gruaja shperthen me te uleritura e me te qara...cohet shpejt te ndeze driten dhe menjehere turret tek shtrati i djalit te saj... Aty ishte vogelushi...me nje njolle te kuqe mbi jorganin e tij te vogel... Gruaja bertiste edhe me shume...zgjohen te gjithe familjaret dhe gjejne ne cep te shtepise gruan me foshnjen ne krah... Gruaja nuk fliste,vetem qante dhe perkundte vogelushin e saj te pergjakur... Asnje nuk i jepte dot shpjegim asaj qe kishte ndodhe... Gruaja thonte vetem- Ma mori ajo,ma mori ajo... Doktoret nuk i dhane shpjegim autopsise se femijes...mungonte vetem zemra ne kraharorin e tij... doktoret nuk i jepnin dot zgjidhje... E cuan tek nje hoxhe,per te bere adetet e fundit qe i beheshin te vdekurit,edhe pse femija nuk kishte nevoje sepse ai behet melek. Hoxha,kur kishte pare edhe gruan e shkrete,edhe trupin e femijes i kishte thene-Zemren e femijes ja ka ngrene shpirti i zi i kusherires se gruas nga inati dhe smira qe ajo skishte femije... Ka bere magji te zeze dhe une(hoxha) nuk mund tju ndihmoj derisa ajo plake te vdese...Por nuk do ti thoni asgje deri atehere,derikur un mund te luftoj shpirtin e saj,se perndryshe,po e akuzuat ate plake,ajo qe do vdiste do te ishte gruaja...nena e engjellit,melekut............

Liczba odwiedzin: 26
 
Komentarze
bem 05.10.2015

eshte me te vertet e prekeshme miqe ju sygjeroke qe ta lexoni.

bea 05.10.2015

E prekshme.

elaanxhi 06.10.2015

Aw

Blog
Blogi są aktualizowane co 5 minut