11.04.2015
Divorci.
38, Tirana, Albania

Gruaja me karakter të fortë … shpëton familjen
Kur shkova një natë në shtëpi, derisa gruaja ime po shërbente darken, unë i kapa doren dhe i thashë se kisha dicka për t'i thënë. Ajo u ul qetë ne karrike dhe filloi të hante qetësisht. Veshtrova dhëmbje në sytë e saj. Nuk dija si të hapja gojen sërish por duhet t'ia thoja ate që kisha në mendje.
"Dua divorcin" i thashë. Ajo nuk u duk e shqetësuar, dhe m'u pergjigj butësisht "-Pse?"
Unë iu shmanga pyetjes së saj. Kjo e bëri të nervozohej. Hodhi lugën që mbante në dorë dhe ulëriti "-Ti nuk je burre"
Ate natë nuk i folem njëri tjetrit. Ajo po qante, donte të dinte ç'kishte ndodhur me martesën tonë. Dhe pergjigja ime ishte se zemra ime i perkiste dikujt tjetër, ia kisha dhënë të dashures sime Ivanës, dhe për gruan ndjeja vec mëshirë.
Me një ndjenjë faji hartova një marrëvshje ku i lashë gruas shtëpinë tonë, makinen dhe 30% të aksioneve të kompanisë. Ajo e lexoi dhe e grisi në qindra copëza. Njeriu që kisha ndarë 10 vjet me te,tani ishte kthyer në një të huaj. Më erdhi keq për kohën e saj të humbur dhe energjitë e shpenzuara kot por nuk mund ta ktheja mbrapa ate qe kisha thënë, tanimë doja të dashurën Ivanën. Filloi të qante me të madhe, dicka që e prisja. Ta shihja të qante ishte si një lloj lehtësimi për mua, duke qenë se ideja e divorcit më kishte torturuar për javë me rradhë.
Ditën tjetër shkova në shtëpi shumë vonë dhe e pashë të shkruante dicka. Nuk e pyeta dhe shkova të flija pas një dite të ngarkuar në punë dhe me të dashurën.
Në mengjes më dha marrëveshjen e saj të divorcit, nuk donte asgjë prej meje përveçse një muaj vëmendje.
Kërkoi që në ate muaj të përpiqeshim të bënim një jetë normale dhe arsyeja e saj ishte shumë e thjeshtë: djali ynë kishte provime ate muaj dhe nuk donte që divorci ynë të ndikonte tek ai.
Kjo ishte e pranueshme për mua, por ajo kërkoi edhe dicka më shumë. Donte ta ngrija në krahë çdo mengjes nga krevati deri tek dhoma e ndenjës ashtu siç kishim bërë në ditët e para të martesës sonë. Mendova se ajo po çmendej, ndonëse pranova.
Kur ia tregova këte të dashurës, filloi të qeshte me të madhe dhe iu duk absurde.
Unë dhe gruaja ime nuk kishim pasur kontakte fizike për një kohë të gjatë. Kur e ngrita në krahë ditën e parë, djali ynë erdhi mbrapa nesh dhe bërtiti i lumtur -"Babi po e bartë mamin në krahë". Kjo më nxorri shumë emocione, dhe u ndjeva shumë në faj në ato momente. Eca me bashkëshorten time ne krahë për rreth 10 metra. Derisa po lëviznim ajo më tha me zë të ulët, "Mos i trego djalit tonë për DIVORCIN". Sërish vura re dhëmbje në sytë e saj.
Ditën e dytë ishte e lehtë për ne. Ajo u mbështet ne gjoksin tim dhe unë munda të ndjeja parfumin e saj. Kisha kohë që nuk e shihja më si femër. Vura re se nuk ishte më e re, flokët i ishin bërë gri dhe rrudhat i ishin shtuar. U ndjeva keq për ate çka i kisha bërë.
Në ditën e katërt kur e ngrita sërish në krahë, ndjeva njëfarë intimiteti të rikëthehej. Në ditët në vazhdim filloi të rritej edhe më shumë, ishte bashkëshortja ime e cila mi kishte dhuruar 10 vite të jetës së saj. Ditën e pestë dhe të gjashtë vërehej se ky intimitet gjithnjë po rritej, Ivanës nuk ia thashë kët.
Derisa ky muaj po rridhte, gjithnjë e më lehtë mund ta bartja bashkëshorten.
Një mengjes ajo po kërkonte ç’të vishte, të gjitha fustanet i provoj por asnjëri nuk i rrinte, të gjitha rrobat i rrinin më të mëdha. Në atë moment vura re sesa ishte dobësuar, tani e kuptova pse mund ta bartja aq lehtësisht në krahë. Ndjeva dhëmbje në shpirt. Ajo kishte mbledhur kaq shumë vuajtje dhe lot në zemrën e saj. Pa vetëdije iu afrova dhe ia perkëdhela flokët. Në atë moment vjen djali dhe thotë, "Babi është koha të ngresh mamin në krahë". Kjo ishte bërë tashmë si pjesë e jetës së tij. Bashkëshortja ime e afroi birin tone dhe na përqafoj të dyve bashk. Në ato moment u ndjeva në shpirtë i prekur. E ngrita sërish bashkëshorten time, ajo më hodhi duart rreth qafes dhe çuditërisht u ndjeva si në ditën e parë të martesës.
Ditën e fundit të " marrëveshjes", biri ynë kishte shkuar në shkollë, kur e ngrita serish në krahë, nuk doja ta leshoja më, e shtrengova shumë dhe I thashë: Nuk e kam vërejtur se në jetë tone na paska munguar INTIMITETI.
Më pas shkova të takoja të dashurën. "Nuk dua të divorcohem më ", i thashë. Më shikoj, më vuri dorën në ballë e më tha mos kisha temperaturë e ndaj flisja përçart. Unë ia hoqa dorën dhe I thashë, "E dëgjove mirë ç'të thashë, nuk dua të divorcohem më". Martesa ime ishte bërë e mërzitshme sepse unë nuk kisha vlerësuar më gjërat e vogla, jo pse nuk e donim njëri tjetrin më apo pse dashuria na mungonte. Tani e kam kuptuar se që hera e pare në ditën e martesës sonë kur e kisha bartur në krahërorin tim, nuk është dashur ta lëshojë ma, i thashë Ivanës. Ajo më dha një shpullë, përplasi derën dhe iku duke qarë.
Shkova në një dyqan me lule dhe porosita një buqetë, të cilës ia shoqërova një leër në të cilën shkrova:
"Do të të bartë në krahë derisa vdekja të na ndajë".
Atë natë u këtheve herët në shtëpi, vrapova me lulet në dorë dhe me buzëqeshje në fytyr, u ngjita shkallëve…. Në shtrat gjeta bashkëshorten time të .... vdekur....!!!???
Ajo kishte luftuar me kancerin për muaj me rradhë dhe unë isha shumë i zënë me të dashurën, për ta vënë re. Ajo e dinte që do të vdiste shpejt, por donte që ne sytë e djalit tonë unë të mbetesha një bashkshort i MREKULLUESHEM...
Detajet e vogla në jetën tuaj bashkëshortore jan ato që kan rëndësi të madhe. Këto nuk janë vilat, automakinat, paratë në bankë apo asetet tjera. Këto vetëm sa krijojnë rrethana të përshtatëshme për LUMTURI, por që nuk mund ta krijojnë lumturinë brenda jush.
Atëherë, gjeni kohën për tu bërë miq dhe të vlerësoni dhe ndërtoni brenda lidhjes tuaj ato gjërat të vogla të rëndësishme për INTIMITETIN tuaj. Sepse detajet sado të vogla janë me rëndësi të madhe në jetën tuaj të LUMTUR bashkëshortore.
Nëse nuk e ndani këte tregim asgjë nuk do të ndodhë. Por nëse e ndani, ndoshta do ta shpëtoni jetën bashkëshortore të dikujt!
Shumë njerëz që dështojnë në jetë janë ata të cilë kurrë nuk e kan kuptuar sa afër suksesit kan qenë, në momentin kur kan hequr dorë!
Nga gjuha Kroate e shqiperova kete tregim per ta ndare me miqte e mi, te cilin ma kishte derguar nje mik nga Kroacia!

Liczba odwiedzin: 293
 
Komentarze

Na razie nie ma żadnych komentarzy.
Dodaj komentarz aby rozpocząć dyskusję!

Blog
Blogi są aktualizowane co 5 minut