Letra kthyese e birit menjehere pasi mori nje leter te pa pritur nga nena.
33, Vucitrn, Kosovo

Nene, letra jote erdhi...
Nuk e di k'tu kush e solli!
Lotet por si shi mi derdhi
Zemren si termet ma drodhi.

S'pash korrier ate ta sillte
Pluhuri e kish mbuluar,
Pa e hapur dhimbja rrjedhte,
Lotet s'kishin te pushuar.

Sa peshonte, Ah moj nene,
Sa veshtire ta ngresh nga toka,
Ahh nuk paska me te rende,
Se loti qe rrjedhe nga nena.

E di nene se kam gabuar,
S'ka njeri qe nuk gabon,
Te kam lene te vetmuar,
Te me presesh ne ballkon.

Me ty i keq jam treguar,
Qe kur isha foshnje n'djep,
Sa here naten te kam zgjuar,
S'te kam lene nje cast te qete.

Me trupin tend, ti me ushqeve,
Jo nente dite, nente muaj plote
Lodhje asnjehere nuk ndjeve,
Sa e mire ke qene, o zot.

Sa te gjata netet e dimrit,
Ngric, bore, perreth acar,
Qe te gjithe nen jorgan flinin,
Dora jote rrinte jashte.

Dhe sa here qe semuresha,
Ti me rrije permbi koke,
Luteshe qe te sherohesha,
Te dy bashke derdhnim lote.

Lotet rrjedhin pa pushuar,
Mbytej vendi perplote lote,
Luteshe e pergjeruar:
Ma shero djalin o zot.

Ishe me e mira shoqe,
Prane meje kurdohere,
Ta di shpirti se sa hoqe,
Su shperbleve asnjehere.

Lexoj letren sot penduar,
Jetes pas ja kthej shiritin,
Po une nene c'te kam dhuruar,
Ne kembim per gjithe sherbimin?

Une te lashe te vetmuar,
E shetisja neper bote,
Asnje leter ste kam shkruar,
Te kam bere te derdhesh lote.

Ika nene te lashe te vetme,
I pa bese u tregova,
Tere sherbimin qe ma bere,
Per nje cast e injorova.

Ka dite qe gjumi nuk me mer,
Kthehem letren ta lexoj ...
Nje dhimbje ne shpirt me therr,
Dot nuk mundem ta mbaroj.

Nis lexoj nje rrjesht a dy,
Me nuk mundem te vazhdoj,
Lotet me rrjedhin neper sy,
Rrotull vi nuk di c'te beje.

Shpesh mundohem ta mbaj veten,
Por nuk mundem ta mbaj dot,
Malli yt po ma shkul zemren,
S'di c'te beje, hidhem ne lote.

Nene te kam thyer zemren,
Ndaj penduar vajtoj sot,
Fale birin tend te vetem,
Me fal edhe ti o zot.

Sot po ta dergoj kete leter,
Do blej zarfin menjehere,
Ndersa vet do vije dite tjeter,
Me pellumbat ne pranvere.


Liczba odwiedzin: 134
 
Komentarze
Agneza 03.09.2011

Prinderit jan gjeja me e vlefshme ne ket bot. Rrespekt per ket blog .

Labb Labb 03.09.2011

Veq kush nuk ja din vleren prinderve munet me than diqka tjeter nga ajo qe e the ti.
Respekt edhe per ty nga pronari i ktij blogu haha.

Blog
Blogi są aktualizowane co 5 minut