Natën vonë kur njerëzit pushojnë,
zgjohen muslimanët e bereqet kërkojnë,
Në syfyr mirësi të mëdha ka,
fuqizohemi me ushqim dhe bëjmë dua,
Allahu i Madhëruar në qiellin e dunjas zbret,
që robi i Tij gjynahqar ta thërret,
Ta shfrytëzojmë këtë mundësi
E ta lusim Atë për mëshirë e devotshmëri,
T'i drejtojmë duart kah qielli me bindje të plotë,
E, bindja ndaj Allahut është më e mirë se krejt kjo botë!
Ta lusim Atë e edhe syri le të na lotoj,
InshaAllah në këtë muaj neve të na mëshiroj!
amin
AMIN