Dedikoini vetem pak minuta .." FALEMINDERIT "
42, Tirana, Albania

Duaje gruan tënde, duroje dhe kur ajo të bën të ndihesh keq; nëse ajo hidhërohet, kuptoji arsyet e hidhërimit të saj. Gruaja ka nevojë për burrin e saj. Veçanërisht, kur ajo ndihet thellësisht e dobët përballë burrit të vet.

Qëndroji afër, jo vetëm kur je i gëzuar prej saj, por edhe kur je i zemëruar prej saj.

Dhe mos e braktis, mos e braktis! Gruaja ka nevojë për përkëdheljen dhe mbështetjen e burrit të vet, siç ka nevojë burri për buzëqeshjen e gruas së vet. Ajo di ta ruajë zemrën e burrit të vet nga shqetësimi, mësohu edhe ti ta ruash zemrën e saj të mos shqetësohet!

Dhe thuaji fjalë të bukura, jo thjesht për ta joshur, por për t'i thënë se ajo është e dashura jote. E fjalët, le të shoqërohen me sjellje të bukura, e me dhurata të çmueshme.

Dije se, ajo për fëmijët e saj, edhe nëse syri i fle, zemra jo. Ti je ëndrra e saj. Kulmi i shtëpisë, kurora e saj. Ruaje atë, dhe sillu ëmbël, me butësi e mirësi!

Nuk është rrugë, të shtypet duke ecur, e të shkelet! Është si një lule; e butë, e njomë, e bukur dhe e ndjeshme; ndaj përkujdesu për të, dhe bëje zemrën tënde kopsht të saj. Dhe ruajeni njëri-tjetrin! Ecni bashkë, të bashkuar, edhe kur jeni të lënduar! Do të agojë momenti i bukur, do t'ju rikthehet ngrohtësia e prekjes dhe shndritja e buzëqeshjes..

10360546_734575019914847_4820510971912181422_n.jpg?oh=db69b1552f5ad83f125c1c80b0163cc2&oe=5412E6B5&__gda__=1410716941_26aafeb5c0cb9ab8fd45c2e229f27177

Liczba odwiedzin: 52
 
Komentarze
blinera 06.07.2014

Si ghithnje mbreselenes mik i nderuar.

maksimiljano maksimiljano 06.07.2014

faleminderit mikja ime

Blog
Blogi są aktualizowane co 5 minut