TI JE PËRJETËSISHT DASHURIA IME
39, Prishtina, Kosovo



Shumë herë jam munduar të kuptoj,Vuajtjet e zemrës tënde aq të dashur,... Nuk është aq e lehtë të harrojmë,Puthjen e parë të dashurisë sonë të largët.Kur i thamë njeri-tjetrit mirupafshim.
Edhe qielli zuri pa pushim të qajë.Nuk qe e lehtë të ndaheshim atë ditë,Por unë përherë në zemrën time të mbaj.Ti vjen në ëndrrat e mia gjatë gjithë vitit,duke më buzëqeshur e puthur me dashuri,ti për mua je thesari më i madh i shpirtit,ëmbëlsia e ditëve që kaluan e vijnë përsëri.Nuk do të thotë gjë se ne jemi kaq larg,Dashuria jonë është e bukur dhe e fortë,Unë të mbaj në zemër të çelur si zambak,dhe vazhdimisht fjalët e tua të ëmbla kujtoj.Të dua, të dua, me shumë përgjërime,Se ti je përjetësisht dashuria ime!...

Liczba odwiedzin: 89
 
Komentarze
Besniku777 12.10.2012

Shkrim prekës ... uroj qe je mire dhe je tu kalu qysh ke qejf vet :) ...

selva selva 12.10.2012

flm

lenciinter 13.10.2012

:-(

Blog
Blogi są aktualizowane co 5 minut