Barcoleta te ndryshme
28, Prizren, Kosovo

Një herë Ajnshtajni po udhëtonte me tren. Gjatë udhëtimit, si zakonisht, kalon konduktori duke i kërkuar biletat. Kur vije tek Ajnshtajni, ai fillon të kërkoj nëpër xhepa... por nuk e gjente dot.

Konduktorit i erdhi keq nga kjo situatë, sepse ai e njihte gjeniun, dhe me dashamirësi po i thotë:

-Zotëri, nuk ka nevojë ta kërkoni, unë po ju njohë!

Anjshtajni duke kërkuar edhe më tej, po i drejtohet:

-Ju falemnderit për konsideratën zotëri konduktor, por unë nuk po e kërkoj biletën për t’jua treguar juve, por për të parë se ku duhet të zbresë unë!!!...

...Pasi Ajnshtajni nuk arriti ta gjej biletën, natyrisht, që nuk dinte se as për ku ishte nisur e as ku duhet të zbriste. Dhe, ja ideja! Iu kujtua se sa herë që nisej diku (në ndonjë vend të planifikuar) i tregonte të shoqes, jo për çështje respekti, por si burim informacioni. Ndalon në stacionin e parë, zbret nga treni dhe i drejtohet një kabine telefonike për ta marr në tel. gruan. Duke dashur që gruaja të mos mendoj se ky i ka kapur lidhje me "kaproj", e ndryshoi ngjyrën e zërit:

-Halo- Ju lutëm zonjë, unë jam një mik i Ajnshtajnit. Më nevojitet urgjentisht.

-Ajnshtajni nuk është në shtëpi - përgjigjet zëri nga ana tjetër e telefonit. -Ka shkuar në Universitetin e Pricetonit (SHBA), sepse ka një ligjëratë të rëndësishme.

-EUREKA klithi Ajnshtajni, e gjeta se për ku jam nisur!!!!

Gjyqtari e pyet dëshmitarin:

- E di se ç'do të fitoni me dëshmi të rrejshme?

-Po, e di. I akuzuari ma ka premtuar një automobil.

Në plazh fjalosen burri dhe gruaja. Në një moment burri thotë:

- Dhe falënderoju fatit që këtu është pllaka në të cilën shkruan; "E ndaluar është që të hedhen mbeturinat në det", përndryshe të kisha hedhur kaherë.

- Pse e lëshove të fejuarën tënde? Mos të pengoi ajo se filloi të bart syze? - e pyeti shoku shokun.

- Jo bre - ia kthen ky, -nuk e lëshova unë, por ajo më lëshoi mua kur për herë të parë i vendosi syzet në sy.

Një burrë në Berlin (shumë vite pas luftës) mendoi se kishte nevojë të shkonte të rrëfehej te prifti. Shkon në kishë dhe gjunjëzohet para priftit.

-Atë -i thotë, - unë kam bërë mëkat!

-Çfarë ke bërë biri im? - i thotë prifti.

-Kur ishte lufta e dytë botërore kam fshehur një refugjat në shtëpinë time.

-Ai nuk është mëkat biri im - i thotë prifti.

-Por e kam bërë të më paguaj për qëndresën në shtëpi!

-Nuk mund të them se ke bërë mirë, por është gjë që falet - i thotë prifti, -sepse e ke bërë me mendim të mirë.

-Atë, kam edhe një pyetje - thotë burri.

-Çfarë është biri im - përgjigjet prifti.

-A duhet t’i tregoj se ka mbaruar lufta?

E kishte pasur një djalosh shtëpinë tek varrezat, edhe frikësohej tepër shumë të kalonte vetëm kah varret, e në veçanti natën, edhe priste derisa vinte dikush për t’i bërë shoqëri deri në shtëpi...

Një natë, duke pritur, po vjen një plak edhe ky po i drejtohet:

-Më falë bre mixhë, po a bon me më përcjell deri n’shpi se po tutna?!

-Po more - ja bon plaku...

Kur afrohet pranë derës së shtëpisë, djaloshi duke e falënderuar plakun po i thotë:

-Shumë të faleminderit mixhë... e plaku po ja kthen:

-S’ka pse me mixhën. E edhe unë jam tut sikurse ti, kur jam kanë i gjallë...

Një lypës kishte dal në rrugë, e kishte ulur kokën poshtë e thoshte: “Ooo Zot qomi 10 euro!” ...edhe e përsëriste të njëjtin refren.

Atypari kapërcejnë nja dy postierë, e kur e shohin ashtu të mjerë, dhe e dëgjojnë lutjen e tij, njëri thotë:

- pe ja lam 10 euro, se gjynah!

Tjetri tha:

- hajt se 5 i ka boll.

Dhe ja lënë 5 euro. Ai lypësi, kur i hapë sytë dhe i sheh 5 euro, kthen kokën nga ata të postës, që tashmë ishin nisur në punë të vet, e po thotë: "Oooo Zot! - ma mos um qo pare përmes postes se k’ta gjysen po i nalin për veti”.

Shkon biondina në një muze me famë dhe pa dashje, e rrëzon një vazo shumë të lashtë dhe shumë të vlefshme.

Vrapon menjëherë mbikëqyrësi i muzeut dhe fillon t’i bërtas:

-A jeni ju normal... e keni thyer vazon e vjetër 700 vjet...

Biondina me habi po ja kthen:

-Uuuuhhhhhhhh faleminderit që më tregove! Tash po ndihem më mirë, se unë mendova mos ishte ajo vazo e re!

Zeshkania dhe biondja ishin duke udhëtuar me veture. Zeshkania ishte në timon - shofere. Papritur vetura ndalet! Biondja po pyet:

-Hej pse u nal mori?

-Na mbeti vetura pa benzine, tha zeshkania.

-Kukuuuuu po e zoja qe je!!! Qysh mujte me e nal se?! Unë hala i kisha grahe e se kisha hetu.

“Një polic rrugor e ndalon një vajzë - biondinë, që po e ngiste makinën, dhe që nuk e kishte vënë rripin e sigurisë. Polici me shumë mirësjellje, pasi e ndalon, i drejtohet:

-Zonjë, pse se keni vënë rripin?

-Hallooo!!! - a nuk po e sheh a, që nuk më shkon me rrobat që i kam veshur!!!”

Një Hoxhë, nuk kishte automjet dhe rrugën deri në xhami (pasi ishte bukur larg) e bënte me biçikletë. Atë rrugë e kishte mësuar përmendsh, sa që shpeshherë i jepte biçikletës edhe pa duar. Një polic e sheh një ditë, e ndalon dhe e dënon:

- 5 euro dënim Hoxhë - i thotë polici (i Kosovës - natyrisht!)

Hoxha i habitur e pyet:

- Pse?!

- Sepse ishe duke i grahur bicikllës pa duar - përgjigjet polici.

Atëherë Hoxha po i thotë:

-Zotni polic, po unë mund t’i grah edhe pa duar se unë jam me Zotin!

- Shumë mirë -ia kthen polici, -atëherë 10 euro dënim Hoxhë, se tek jini dy veta në bicikëll!!!

Shkon një njeri lakuriq në kafene. Kamarieri pasi merr porosinë, nuk ia ndante sytë. Ky e vëren këtë dhe pak me nervoz po i thotë:

-Çka mi ke hapun ashtu sytë?

-Veç jem kah t’kqyri ku mundesh me i pasun paret!!! – ia kthen kamarieri.

Shkon njëri në barnatore dhe lyp duhan. I drejtohet shitëses:

-Me falni sa kushton një kile duhan?

-Zotëri, nuk kemi duhan kjo është barnatore - ia kthen shitësja.

Shkon edhe një tjetër, edhe ky si i pari e pyet shitësen:

- Më falni sa kushton një kile duhan?

-Më falni zotëri, por ne nuk shesim duhan. Shkon edhe një,... edhe një...dhe shitësja detyrohet për ta shkruar me shkronja te mëdha: NUK KEMI DUHAN!

Shkon një ma i moshuar (plak) dhe i drejtohet shitëses:

- Me falni, e kur do te sillni duhanin?

Gjyqtari i drejtohet të dëmtuarit:

-Thoni se i akuzuari ju qëlloi me kovë në kokë?

-Mu në mes.

-Por në kokën tuaj nuk vërehet asgjë!

-Ndoshta, por mund të shikoni se që ndodhi me kovën!

-Grua, sot isha te mjeku. Ma fotografuan kokën, por nuk gjetën asgjë! - iu drejtua burri gruas.

-Këtë edhe e kam pritur! - i përgjigjet gruaja.

Liczba odwiedzin: 5
 
Komentarze

Na razie nie ma żadnych komentarzy.
Dodaj komentarz aby rozpocząć dyskusję!

Blog
Blogi są aktualizowane co 5 minut