KU FSHIHET LUMTURIA!!!
28, Prizren, Kosovo

Kërkimi i lumturisë është po aq i vjetër sa njerëzimi. Poetë, filozofë dhe teologë kanë vrarë mendjen prej shekujsh për të përcaktuar çfarë është lumturia. Tani shkenca është përqendruar në të dhe është duke kërkuar përgjigje për pyetjet: Çfarë është lumturia? A matët ajo? A është diçka e mësueshme aftësia për të qenë i lumtur?




Studimet moderne nuk e përcaktojnë lumturinë si një çast euforik që kalon shpejt. Për to lumturia është më shumë një jetë e mbushur. Dhe kjo nuk është çështje talenti. Strategji si meditimi, mirënjohje për atë çka ke arritur, të mësosh të falësh, të vendosesh synime të arritshme, marrja e jetës me optimizëm, të gjitha këto mësohen dhe kontribuojnë në të ndjerit i lumtur.

Studime sistematike për gjendje shpirtërore pozitive janë duke u bërë prej dhjetë vitesh. Kjo e ashtuquajtur psikologji pozitive ka shënuar një moment kthese. Sepse tradicionalisht psikologët merren me anët e pakëndshme të jetës, si neuroza, frika dhe depresioni. Mihaly Csikszentmihalyi, i cili ka nxjerre koncepton "flow", të përfshirjes totale në një aktivitet, shpjegon pse është popullore psikologjia pozitive: "Ekziston një lloj urie, nevojë për t'u marrë me anët e bukura të jetës. Jo vetëm diskutim gjithë kohen se si shërohen neurozat, se si mënjanohen burnout ose se si ulet stresi. Këto gjëra janë pa dyshim të rëndësishme. Por ato nuk i japin njeriut ndjenjën se jeta është e rëndësishme"...



Shumë studime për lumturinë botohen në "Journal of Happiness Studies". Kjo revistë botohet nga "World Database of Happiness". Kjo është një banke të dhënash mbi lumturinë e cili ndodhet në Institutin e sociologjisë në Universitetin Erasmus në Roterdam. Ruut Veenhoven e krijoi atë në vitin 1990. Ai shpjegon reaksionet në Universitetin Erasmus: "Koleget ishin skeptikë, por këtu kushdo mund të bëjë çfarë të doje. Vetëm se nuk merr ndihmë financiare, por kohën mund ta shfrytëzosh në atë mënyre që të thuash se kështu është mirë. Kurse tani ata thonë se, po, vërtet që ka diçka në këtë mes".



"Si e gjeta lumturinë"



Tal Ben-Shahar ka studiuar Filozofi dhe u specializua në kërkimin e lumturisë. Me këtë ai jo vetëm që lumturoi veten e vet, por edhe shumë nga studentët e tij. Leksionet e tij janë më të preferuarat në Harvard. "Herën e pare që mbajta leksione erdhën vetëm tetë studentë. Dy u larguan, pra në fund mbetën vetëm gjashtë. Vitin tjetër erdhën papritur 300 studentë. Dhe në vitin e tretë 900 të tjerë. Leksionet u benë shumë të preferuara sepse studentët i tregonin shokëve se ata e gjetën lumturinë", pohon Shahar.



Ai tregon dhe si e gjeti rrugën drejt lumturisë. Fillimisht pranon se ajo çka përfundoi në sallën e leksionit në Universitetin e Harvardit, filloi me shumë stres në një gare tenisi. "Unë mendoja se nëse do e fitoja garën ose kampionatin atëherë do të isha i lumtur. Sa herë që fitoja, vërtet që lumturohesha. Por kjo nuk zgjaste më shumë se dy ditë, ose një jave. Pastaj bija sërish në lojën e mëparshme midis lumturisë dhe trishtimit. Në fund m'u bë e qartë se diçka që vjen nga jashtë ose nuk ndikon fare ose të lumturon përkohësisht".

Liczba odwiedzin: 8
 
Komentarze

Na razie nie ma żadnych komentarzy.
Dodaj komentarz aby rozpocząć dyskusję!

Blog
Blogi są aktualizowane co 5 minut