Właściciel bloga: Sinaan

Sinaan
37, Tetovo, Macedonia

Nuk mundem !

Pena ime u kthye në ngjyrë të përlotur
trëndafilët rozë filluan të rriten si fashist
në atë tryezë bote që mbeti shkretë
kujtimi, brenga , zemra dhe heshtja vetë
gjithçka në vetmi !

Si lutja e fëmijëve në mëngjesin e zëshëm e brohoritës
Si raketa mes yjeve më të vetmuar
duke të lutur deri në agim …Ty !
Nuk mundem

Dhe fjalët janë të rënda si leckat mbi plagën e hapur,
Dhe rrinë të ndrydhura vegimet e mia
Cdo gjë që shkruaj dhe flas shpreh vetëm ndarjen
Sa mëkat !!!

Edhe pylli u dogj,kapluar i tëri prej tymit,
As fletët ,as frika nuk duken mbi drurët!

Ti … ëndrra ime që mbete shurdhmemece,
solle…


13.08.2016

Ajo qē nuk mund tē jetē askush tjetēr. Je drita e syve, bota, fryma dhe rrota e jetēs, ylli prijēs, pjesa dritē e universit.

Ti je dashuria qē vazhdon, malli qē zhurit, dhembja qē s’pakohet, ēndrra qē nuk soset, kujtimi qē nuk tretet, kandili qē nuk shymet, lindja dhe shkēlqimi diellor, kuptimi i tē qenmit. Ti je gjithēsia ime.

Ti je Ajo qē ishte, Ajo qē ēshtē, Ajo qē do tē jetē pērjetesisht, pambarimisht, pafundēsisht. Ti je pērlindja e pērhershme.

Ti je engjēlli mbrojtēs, vitorja e shtepisē, kulmi i votrēs, oxhaku qē tymon, sofra me njerēz, zēri mjaltē i foshnjēs, ninulla qē rrit…


Të gjithë flasim për poshtërsinë e realitetit ku jetojmë, sepse vërtet të gjithë e ndiejmë se sa i poshtër është ky realitet. Të gjithë jemi viktima. Të gjithë duam të jetojmë ndryshe. Duam të jetojmë të lirë nga maskat. Ndërkaq më pas, kur fjalët duhet të kalojnë në vepra, atëherë po të gjithë, në heshtje, sikur pajtohemi me këtë poshtërsi. Nuk arrijmë të shkëputemi, thuajse kemi frikë se ky realitet është gjithçka që mund të kemi.
Realiteti i poshtër të jetuarit nuk është një kompozicion virtual i gjërave që na imponohen. Nuk është një forcë e jashtme që…


Blog
Blogi są aktualizowane co 5 minut