Jam i sigurtë se ka ndryshuar gjithçka, po njeriu ëndërron për diçka që e sheh e që mendon se një ditë do të bëhet e prekshme për te, por jo për ëndrra në diell.
Kush e beson se një sticker buzëqeshje, një kompliment a një këshillë është bërë me sinqeritet nga një i panjohur?
Është e sigurtë se jemi gabim nëse i besojmë, është e sigurtë nëse ushqejmë shpresa të kota.
Askush nuk mund të bëjë dot gjë për lumturinë tënde, askush nuk e prish të veten për ta dhuruar ty..."
Nëse diçkaje nuk arrite dot ti japësh formën që dëshiroje, sa ishte e ngrohtë në dorën tënde ( e mendoje ti këtë ) harroje...
Kurrë nuk do mundesh të marrësh diçka që nuk të takon ty..."
Kurrë nuk e pranon dhelpra e Ezopit se rrushi majë pjergulles është pjekur.
Ha atë që është jotja, jo atë që nuk të takon.
Është guximi që mungon, dhe është e vështirë të pranosh veten se ke dështuar.
Mbase një ditë do jesh në gjendje ta kuptosh dallimin mes asaj ëndrre në diell e asaj që do të kesh përballë...
There are no comments yet.
Leave your comment, start the discussion!