te dua babi im une betem jetim
35, Paris, Франција


Lotët mbi faqe më rrjedhin si shi
Shumë I vogël , mbeta në vetmi
Babin më s’e kam, tani rroj pa shpres
A nuk është më mire edhe unë të vdes
Që kurë jemi ndarë babi edhe unë
Netët që kalojnë për mua ska gjum
Ai më kaloi në botën e amshuar
E unë në këtë botë mbeta I vetmuar
Edhe jeta ime tani nuk ka vlerë
Si shkuma e detit që zhduket përnjëherë
Para jetës sime u fortësuan grilat
Kush do përkujdeset për neve jetimat
Më herët e kisha un emrin shpëtim
Tani ma ndërruan, më thrrasin Jetim
Kjo është tradhti është pabesim
Sikur ankthi i natës kur bie mallkim
Gjama Jetimit larg dëgjohet
Nga kjo gjamë mali tërbohet
Shkëmbinjt bëhen copë copë
E njerëzit nuk mërziten dotë
A nuk e dine se unë jam sprovë për to
Apo ua ka pirë mendjen djalli
Se kan mendjen te Jetimi
N’pasuri ju ka ra halli
O njeri Krijesë e Zotit
Unë jam sprovë për ty
Nga syri kur më rrjedh loti
Kërkoj, bamirsi e drejtësi
Nëse kokën më ledhaton
Më ndihmon të zbusë vetmin
Unë do bëj lutje për ty
Që shpirti yt të gjej qetsinë

16 views
 
Коментари

There are no comments yet.
Leave your comment, start the discussion!

Blog
Blogs are being updated every 5 minutes