NUK KËRKOJMË NJERI TË PAGABUESHËM!


Por kërkojmë njeriun që kur gabon, e kupton gabimin e tij. Pastaj bën përpjekje të mos e përsërisë të njëjtin gabim. Dhe kjo përpjekje të reflektojë në fjalë, sjellje e vepra.
Përderisa nuk arrijmë sadopak të reflektojmë, e gjithë ajo që themi se jemi a duam, janë barrë mbi supe, e jo breng në zemra.
Të duash, është shenjë për lëvizje. Mund ta shtysh e ta ndihmosh. Por s'është e lehte ta bësh tjetrin të dojë. Nuk mund të hyjmë në zemrat e njerëzve sikurse ndërhyn një kardiolog. E gjithë ajo që mund të bëjmë për të, është të reflektojmë pozitivitet, mirësi e dashuri.
Dhe këtë, para se ta bëjmë për të tjerët, duhet ta bëjmë për veten.

38 views
 
Коментари

There are no comments yet.
Leave your comment, start the discussion!

Blog
Blogs are being updated every 5 minutes